SHKODER- Personi në foto është i riu që u vra sot nga xhaxhai. Krimi i rëndë në Shkodër ndodhi rreth orës 15:50, në afërsi të teatrit “Migjeni”, ku 62-vjeçari Bujar Kuçi vrau me thikë Mirsad Kuçin. Autori banonte në një banesë që ndante të njëjtin oborr me shtëpinë e nipit, 3 katëshe.

Pasi janë ndeshur në oborrin e banesës, xhaxhai në gjen dje të dehur i është drejtuar nipit se: ‘Pse nuk më flet’. Por 33-vjeçari ka vijuar të ecë, ndërsa 62-vjeçar dyshohet se e ka qëlluar me një thikë dy herë, pas krahëve dhe më pas në gjoks, ku kjo e fundit ka rezultuar fatale për babain e dy fëmijëve. “BalkanWeb” mëson se i riu humbi jetën rrugës duke u transportuar për në spital për shkak të hemorragjisë së madhe.

Mirsad Kuci

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 23.09.2017, rreth orës 15:50, ka ardhur nje telefonatë në sallën operative se në lagjen Vojo Kushi, Shkodër në afërsi të teatrit “Migjeni” pas një konflikti familjar, xhaxhai ka goditur me mjet prerës nipin i tij.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë konstatuar se shtetasi Bujar Kuçi, vjeç 62, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin M. K. vjeç 33, i cili si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen.
Falë veprimeve të shpejta të Policisë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit.
Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb