TIRANE- Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri duket se po kalon momentet më të vështira të jetës së tij në këto 5 orët e fundit, teksa Prokuroria e Përgjithshme kërkon me ngulm heqjen e imunitetit, kontrollin e banesës së tij dhe arrestimin në kuadër të dosjes “Habilaj”.

E ndërsa na ndan vetëm një orë për të mësuar fatin e tij, kujtojmë se në 27 vjet pluralizëm janë të shumtë politikanët e njohur që iu është hequr imuniteti.

Lexoni të plotë listën e përpiluar nga “BalkanWeb” dhe zbuloni cilët janë deputetët që në këto vite iu është hequr imuniteti. A do t’i shtohet kësaj liste ku bëjnë pjesë Sali Berisha dhe Ilir Meta edhe Saimir Tahiri?
1-FATOS NANO: Fillimisht i është hequr mandati ish kryeministrit Fatos Nano në vitin 1992. Në atë kohë pas heqjes së mandatit Fatos Nano u dënua edhe me 12 vite burg nën akuzën për korrupsion’ dhe shpërdorim detyre, vite të cilat nuk i kreu të gjitha

2-ARBEN LIKA: Në vitin 1994 i është hequr mandati i deputetit të PD-së Arben Lika, i akuzuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre si dhe i dënuar me burg, por në vitin 1997 fitoi lirinë.

3-GAFURR MAZREKU: Deputet i PS-së në vitin 1997, Gafurr Mazreku ka humbur mandatin e deputetit pasi plagosi me armë Azem Hajdari në sallën e Kuvendit. Mazreku u dënua me 7 vite burg., por bëri vetëm 5 dhe u lirua me anë të amnistisë në vitin 2002.

Deputetët që iu është hequr mandati, por nuk janë arrestuar dhe cëshjet janë pushuar.

4-SALI BERISHA: Ish kryeministrit Sali Berisha i është hequr mandati për ngjarjet e 14 shtatorit, pro ndaj tij nuk u mor asnjë masë dhe çështja u pushua. Bashkë me Berishën iu hoq mandati dhe Pjetër Abnori, Leonard Demi, Vili Minaroli, Shaban Memia dhe Jemin Gjana.

5-ILIR META: Presidentit aktual të Republikës i është hequr mandati në vitin 1992 për ngjarjet e Skraparit, por çështja u pezullua për mungesë provash.

6-NIKOLLË LESI: Iu hoq mandati në vitin 2004, pasi akuzohej për nxjerrje të sekretit shtetëror.

7-LULZIM BASHA– Humbi mandatin në vitin 2007, pasi akuzohej për abuzim me detyrën dhe korrupsion, por u shpall i pafajshëm.

8-FATMIR MEDIU: Iu hoq mandati në vitin 2008 për shpërthimin në Gërdec.

9-HAJRULLA PATURI: Iu hoq mandati në vitin 2008 për akte dhune në një ndeshje futbolli.

10-NIKOLLAQ NERNXI: Humbi mandatin në vitin 2008 për shkak të akuzave për korrupsion dhe evazion fiskal.

11-ILIR BEQJA: Deputeti i PS humbi mandatin në vitin 2011 pasi akuzohej se kishte shkelur Kushtetutën.

12-DRITAN PRIFTI: Ish deputetit të ndjerë iu hoq mandati në vitin 2011 për skandalin e përgjimeve. Ai akuzohej për shpërdorim detyre.

13-TOM DOSHI:  Ish deputetit të PS iu hoq mandati në vitin 2012, pasi akuzohej për ngjarjet e 21 janarit.

14-TAULANT BALLA: Deputetit të PS iu hoq mandati po në vitin 2012 për çështjen e 21 janarit.

15-BESNIK BARE: Iu hoq mandati në vitin 2012 për çështjen e 21 janarit, po u pushua çështja për tejkalim afatesh.

MARK FRROKU: Frrokut iu hoq mandati i deputetit në vitin 2015, pasi sipas kërkesës së opozitës mungesa e deputetit pa arsye mbi 6 muaj bie ndesh me Kushtetutën. Frroku paralajmëroi më herët lënien e mandatit.

17-KOCO KOKEDHIMA: ISH deputetit të PS iu hoqa mandati në vitin 2016, pasi u akuzua se ka shkelur Kushtetutën duke përfituar fonde.

18-SAJMIR TAHIRI: ?

(d.d/m.a/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: