Ai quhet Detlef Gensel dhe prej kohësh është pilot i kompanisë gjermane ‘Aeroheli’. Por ndërsa bënte fluturimet me helikopterin taksi nga Rinasi për në Korfuz dhe anasjelltas, ai ndalohet nga policia shqiptare.

Jozyrtarisht i thuhet se ka shqetësuar kryeministrin shqiptar, duke fluturuar mbi Dhërmi. Për katër orë mbahet nga policia shqiptare. I shqetësuar, ai i shkruan ambasadorit gjerman në Shqipëri. Një kopje e emailit është publikuar nga gazeta ‘Dita’. Gensel i kërkon ambasadorit që të mos kenë pengesa të tilla në punën e tyre. Për shkak të këtij incidenti, ata nuk mundën as të bëjnë një fluturim tjetër të planifikuar. Detlef Gensel dhe firma e tij duhet të jenë të njohura, pasi një gazetë e Berlinit ka bërë një reportazh për ta.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: