SHBA – Kylie Jenner është shtatzënë me fëmijën e saj të parë. Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja amerikane, TMZ e cila publikoi e para lajmin se 20-vjeçarja është në pritje të fëmijës reperin Travis Scott.

Kylie nisi një lidhje të re me reperin e “Butterfly Effect” në prill, pasi u nda nga lidhja e gjatë me Tyga. Ndërkohë Daily Mail e ka konfirmuar lajmin ditën e premte, duke thënë se “ata ua kanë treguar lajmin miqve disa javë më parë” dhe “familja e dinë prej pak kohësh.

Travis po ashtu ka zbuluar se 20-vjecarja është katër muajshe shtatzënë dhe se është në pritje të një vajze. Ajo është shumë e gëzuar, por edhe Travis po ashtu. Motra e Kim Kardashian nuk është parë më në dalje publike që nga festa e 20-vjetorit të saj në muajin gusht, kur kishte veshur një bluzë oversize.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: