SHKODËR- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër. Sipas raportimeve të para ngjarja ka ndodhur në rrugën e Rrencit në njësinë administrative Guri i Zi.

Në aksident janë përfshirë dy mjete, njëra “Mercedez” me targa AA 195 MV dhe tjetra “Opel zafira” me targa AA 449 GE, ndërkohë që janë plagosur 6 persona, disa prej tyre rëndë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Informacion paraprak

Me datë 24.06.2018, rreth orës 19:56, është marrë njoftim se në aksin rrugor Shkodër – Vau i Dejës, në vendin e quajtur “Kthesa e Rrencit” , ka ndodhur një aksident automobilistik.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se janë përplasur mjeti tip “Benz” me mjetin tip “Opel”, ku për pasojë janë lënduar 6 shtetas, V.N. 35 vjeç, M.N.38 vjeçe, E.N. 6 vjeç, L.N. 17 vjeçe, M.N. 13 vjeç dhe K.V. 25 vjeç, të gjithë banues në fshatin Guri i Zi, të cilët po marrin ndihmën e duhur mjekësore në Spitalin Rajonal Shkoder, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër ndodhen në vendngjarje ku po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: