TIRANË- Ambasadori i SHBA-ve Donald Lu ka reaguar në lidhje me akuzat për vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Në një prononcim dhënë gazetares Marsela Karapanço për News24 dhe “BalkanWeb”, ambasadori amerikan del kundër kryeministrit Edi Rama, për të cilin thotë se nuk duhet të flasë në emrin e tyre dhe shton se po shqyrtojnë pretendimet për Agron Xhafaj.

“Kryeministri duhet të flasë në emrin e tij dhe ne do të flasim në emrin tonë. Ne jemi duke i shqyrtuar pretendimet që janë ngritur në lidhje me vëllain e Ministrit Xhafaj.”, deklaron Ambasadori Lu për “BalkanWeb”.

Dje kryeministri Edi Rama deklaroi në parlament se ndërkombëtarët dhe shqiptarët kishin dijeni për akuzat që rëndojnë mbi vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe se opozita i nxirrte në pah sa herë donte të sulmonte socialistët. Rama tha se ky është një rast i njohur dhe se nuk implikohet qeveria apo vetë ministri Xhafaj. Sipas tij, nëse ministri do kishte përgjegjësi për këtë çështje do kishte folur SHBA dhe BE.

“Fakti është i njohur për të gjithë shqiptarët sepse nuk janë të detyruar ta kenë gjithmonë mendjen tek kjo tollovi e madhe. Ky fakt është njohur edhe nga partnerët ndërkombëtar. Përpara se të flisnin këta do kishte folur miku unë, ambasadori i SHBA dhe BE. Nëse Xhafaj do kishte përgjegjësi, do kishin folur edhe ata që nuk kanë lënë rast pa folur. Ata as kanë folur dhe as kanë çfarë të thonë fare. Për ata ky është një fakt i njohur dhe nuk përbën asnjë implikim direkt ose indirekt qoftë të qeverisë së këtyre, qoftë tonën. E vetmja referencë e besueshme janë ata të cilët na vëzhgojnë nga monitorojnë dhe na kritikojnë, herë më të drejtë dhe herë të pa drejtë. Si ka mundësi që ndërkohë që shpërtheu ky zbulim, ambasadori Amerikane nuk ju referua fare këtij fakti kaq tronditës.
Ai foli për një fakt tjetër pasi një lëvizje të kreu të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Këta akuzuan mua dhe neve, por foli vetë ambasadori amerikan. Do kishte dal miku ynë i shtrenjtë dhe njohësi i kudondodhuri gjithë proceseve për të vënë drejtësie”- tha Rama.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb