Ish-kryeministri, Sali Berisha për herë të parë ka “thyer heshtjen” dhe ka vendosur të shprehë hapur në publik kritikat e tij të para për mënyrën se si Lulzim Basha po e drejton Partinë Demokratike.

Në një intervistë të dhënë për gazetarin Çim Peka në syri.net, Berisha ndër të tjera është shprehur se “këshilltarët e Lulzim Bashës janë mizerabël”.

Mandej ish-kryeministri ka komentuar edhe listën e deputetëve të rinj duke deklaruar se “ajo nuk ishte lista e PD, por lista Basha. Disa përjashtime janë të papranueshme. Unë s’do e bëja kurrë atë listë”, – është shprehur Berisha në intervistën që transmetohet pasditen e sotme.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb