Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Kapet një gomone me drogë në Karaburun, policia në kërkim të trafikantëve

gomone (2)

VLORE- Policia e Vlorës ka bllokuar sot një gomone në Karaburun, brenda të cilës kishte disa pako me drogë.

“BalkanWeb” mëson se mjeti i lundrimit 7 metra i gjatë dhe me dy motorë u gjet i braktisur. Ndërkohë po punohet për identifikimin e pronarëve të saj.

Deri më tani nuk dihet se sa ka qenë sasia e drogës së kapur, ndërkohë që policia po bën të gjitha verifikimet. Kujtojmë se dy ditë më parë në Fier u kap një gomone e braktisur në zonën e Pishporës, e cila dyshohet se transportonte drogë.
(ed.me/BalkanWeb)