KURBIN Një krim i rëndë në familje ka ndodhur në Milot të Kurbinit, ku gruaja ka vrarë bashkëshortin e saj. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:10, në tregun e Milotit.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasja Violeta Donaj, 35 vjeçe, banuese në Rrëshen, ka vrarë me pistoletë shtetasin Kujtim Donaj, 42 vjeç. Po ashtu mësohet se gruaja kishte hyrë në tregun e Milotit me pistoletë në dorë dhe sapo ka parë bashkëshortin e saj ka qëlluar në drejtim të tij. Menjëherë pas ngjarjes, gruaja ka tentuar të largohet nga vendi i krimit, por është kapur nga policia, ndërsa në cilësinë e provës materiale iu sekuestrua edhe arma e zjarrit.

Deri më tani nuk dihen motivet se si ka ndodhur ngjarja, ndërkohë që detaje të tjera pritet të dalin në dritë. Kujtojmë se pak ditë më parë Dibra u trondit nga një krim i dyfishtë në familje, ku djali vrau me kallashnikov nënë e babë.

INFROMACIONI I POLICISE
Me datë 17.06.2018, rreth orës 07:10 , në tregun e Milotit në Kurbin, shtetasja V.D. 35 vjeçe, banuese në Rrëshen, për motive ende të paqarta, ka vrarë me armë zjarri tip pistoletë, bashkëshortin e saj, shtetasin K.D. 42 vjeç, banues në Rrëshen.

Menjëherë pas ngjarjes, shtetasja V.D. ka tentuar të largohet por ndërhyrja në kohë e forcave policore, ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e saj në flagrancë si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit tip pistoletë me të cilën është kryer krimi.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vazhdojnë hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb