TIRANE– Ndahet nga jeta mjeku i njohur Polikron Çela, pasi humbi betejën nga një sëmundje e rëndë.

Mësohet se homazhet në ndër të tij do të mbahen në hotel “Internacional” në datë 12 mars, afër ish lidhjes së Shkrimtareve, nga ora 10 deri 12:30. Sakaq, mjeku i njohur shqiptar do të prehet në varrezat e Sharrës.

Doktor Polikroni, siç e njihnin të gjithë vëllai i shkrimtarit Mitro Çela ishte duke kaluar një periudhë të vështirë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

“NDËRROJË JETË DOKTOR POLIKRON CELO
Pas një sëmundje të rëndë, ndërroi jetë Doktor Polikron Çelo. Homazhet do bëhen në hotel “Internacional” në datë 12 mars, afër ish lidhjes së Shkrimtareve, nga ora 10 deri 12.30.
Varrimi do bëhet në Sharrë, në datën 12 Mars, në orë 13.’, shkruan vëllai i doktorit, Mitro Çela.

Pediatri i njohur, që kontribuoi shumë për mjekësinë shqiptare dhe autor i disa librave, ndodhej prej ditësh në gjendje të rëndë. Polikron Çela ka lindur në vitin 1932, ndërsa ka qenë dhe pedagog në Fakultetin e Mjekësisë. Po ashtu ai shërbeu për shumë kohë si Shef i Shërbimit të Nefrologjisë, por edhe Drejtor i Spitalit të Fëmijëve.

‘BalkanWeb’ risjell një profil të doktorit të njohur, të realizuar pak muaj më parë nga emisioni i mëngjesit ‘Vila 24’ në ‘News24’.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: