TIRANË- Në kohën që zhvillohej operacioni blic i Policisë së Shtetit për kapjen e supergrabitësve të 3.2 mln dollarëve të BKT-së, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri mblodhi me urgjencë drejtuesit më të lartë të policisë.

Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se Ministri i Brendshëm zhvilloi një takim tek Policia e Tiranës me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako si dhe me drejtorin e Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj. Mësohet se ministri Tahiri ka kërkuar informacion për operacionin dhe rezultatet e tij ndërsa i ka vlerësuar për rezultatet e arritura, veçanërisht për kapjen e 4 nga 6 grabitësve.

Dhjetëra forca policie marrin pjesë në operacionin që ka nisur prej paradites së sotme dhe që vijon me kontrolle të shumta në banesa e biznese të personave të dyshuar në zonën e Vorës, Prezës e Farkës deri në kapjen edhe 2 grabitësve të tjerë. Mësohet se policia ka sekuestruar sende të ndryshme në cilësinë e provave materiale gjatë këtyre kontrolleve.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: