TIRANE- Aksioni për kapjen e autorit të pestë të super grabitjes që ndodhi më 9 shkurt në Qafë-Kashar, ku u vodhën paratë e bankës BKT, ka ngritur në ‘këmbë’ Policinë e Shtetit. ‘BalkanWeb’ mëson se prej pasdites së sotme forca të shumta policore kanë mësyrë nga toka dhe ajri në Farkë. Policia është mobilizuar, me blinda, armatim modern dhe snajpera për të kapur të shpallurin e 5 në kërkim, identiteti i të cilit nuk dihet ende.

Deri më tani Policia ka arrestuar 4 nga 6 autorët e dyshuar për supergrabitjen e 3.2 milionë dollarëve të BKT-së më 9 shkurt 2017 në rrugën e Rinasit. Personat e arrestuar janë Neim Avdulaj, Ernest Kupa, Ditjon Memlika si dhe Fation Xhyliu, ndërsa në kërkim janë shtetasit me inicialet M.A dhe C.A. Gazetari Artan Hoxha tha për “BalkanWeb” se janë shoqëruar 10 të tjerë gjatë operacionit masiv të zhvilluar sot në Vorë e Prezë”.

Po kështu mësohet se Policia ka gjetur edhe një pjesë të parave të grabitura. Dy prej të arrestuarëve janë sjellë nga forca të shumta policie në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: