Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Shkëputet shkëmbi në Vlorë, bllokohet qarkullimi drejt Jugut. Policia: Ka rrezik shembje (Foto+Video)

rruga vlore

VLORË- Rruga drejt Jugut nga Vlora është bllokuar pas shkëputjes së një shkëmbi në vendin e quajtur “Kalaja”, ndërsa rrezikon të ketë shembje të tjera.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë njofton se në vendin e quajtur “Kalaja”, është shkëputur një masë shkëmbi dhe ka mundësi të vazhdojnë të shkëputen të tjera.

vlore-shkeputet-shkembi

Momentalisht policia për elementë sigurie ka marrë masa për bllokimin e qarkullimit të automjeteve në të dyja akset e rrugës Vlorë-Orikum.

Luten të gjithë udhëtarët me automjet të mos vazhdojnë të qarkullojnë në aksin rrugor të Ujit të ftohtë drejtim Orikumit, ashtu edhe drejtuesit e mjeteve që vinë nga Orikumi drejtim qytetit të Vlorës. Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.

(m.k/BalkanWeb)


Komente ( 3 )

  • O zot sa larg shkoni, nuk thoni sheqyr zotit nuk ka rene siper ndonje makine dhe te kishte bere hatan, ju mereni me politikanet e leshit. Nejse te pakten nuk eshte lajm i kronikes se zeze, mire me kaq, ajo pjese me frikesonte sa here kalonim. Ishalla idiotet zene mend dhe vendosin rrjeta.

  • Per aq kohe sa te jene Rilindasit dhe lartgjatesia e tij ne pushtet vetem katastrofa,mjerim dhe vuajtje do te kemi.

  • Me duket po vjen fundi i botes po si do ja e bejne politikant tane Ku do i fusin leket si kan vjedhur dhenshin llogari te i madhi Zot e mos pafshin dit kasaphane po e bejne kete vend spo e qajn koken per ket vend vetem Zoti ju ardht hakut e jau plast zemren e tyre

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .