LONDER- Shpërthimi në një metro në stacionin ‘Parsons Green’ në Londër. Nga raportimet e mediave të huaja, thuhet se 20 persona janë plagosur.

Mediat e huaja shkruajnë se shpërthimi ka shkaktuar edhe zjarr. “Daily Mail’ shkruan se një një kovë plastike, (brenda saj një çantë) në pjesën e prapme të metrosë kishte shpërthyer, por mbetet ende e paqartë se çfarë ishte dhe kush e kishte vendosur aty.

Mes të tjerash thuhet se të plagosurit kanë marrë djegie në fytyrë. Shpërthimi shkaktoi panik mes njerëzve që gjendeshin në metro, të cilët dolën të tmerruar nga treni. Sakaq, pas hetimeve të policisë, rezultoi se shpërthimi ishte një sulm terrorist.

Fill pas kësaj ngjarje, autoritetet vendosën që të ndërprisnin shërbimet hekurudhore në këtë zonë. Një zëdhënës i zjarrfikësve në Londër raportoi për ‘The Sun’ se: “Në orën 8:21 u njoftuam se në një metro të ‘Parsons Green’ kishte rënë zjarr”. Autoritetet pohuan se ngjarja në fjalë është duke u hetuar.

shperthim 1

shperthim 2

shperthim 3

londer shperthim 1

C_2_box_42345_upiFoto1F

londer
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb