TIRANE – Një banesë private në Tiranë është përfshirë nga flakët paraditen e sotme. Zjarri ka rënë në një shtëpi në zonën e “Don Boskos”.

Zjarri ka përfshirë pjesën e sipërme të banesës. Forcat e zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Në momentin që ka rënë zjarr nuk ka pasur persona në banesë. Zjarri ka rënë në banesën 1-katëshe të Petrit Perës.

Njoftimi i policisë

Tiranë. Informacion paraprak. Më datë 22.09.2017, rreth orës 10:52, në Numrin e Emergjencave 112 ka ardhur një telefonatë për një zjarr të rënë në një banesë në rrugën “Teodor A’Ipen”. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe zjarrëfikësia, ku nga verifikimet paraparake ka rezuluar se: Në rrugën “Teodor A’Ipen” në një banesë ka rënë zjarr. Brenda në banesë nuk ndodhen njerëz. Po punohet për fikjen e zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të rënies.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: