DURRES– Një automjet ka marrë flakë në ecje në rrugën “Aleksander Goga” në qytetin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, ndërsa “BalkanWeb” mëson se drejtuesi i mjetit tip “Ford Focus” me targa AA 276 CK ka dalë menjëherë nga makina.

Paraprakisht dyshohet se shpërthimi i flakëve të zjarrit ka ardhur si pasojë e një defekti teknik në impiantin e gazit. Forca policie vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Informacion paraprak
Më datë 30.11.2017, rreth orës 10:30 në rrugën
“Aleksandër Goga” një mjet tip Ford ka marrë flakë në pjesën e motorit.

Fatmirësisht pasoja në njerëz nuk ka, por vetëm dëme të vogla materiale.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak ka qenë një defekt teknik në mjet.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: