Pas gati 20 vitesh Aidas nuk do të jetë më sponsori i klubit italian të Milan. Prodhuesi gjerman i veshjeve sportive prej vitit 1998 prodhon bluzat e kuqezinjve, ndërsa më parë e kishte bërë këtë edhe ndërmjet viteve 1978-1980 dhe 1990-1993.

Marrëveshja aktuale, e cila vlen 19.7 mln euro në sezon vazhdonte deri në 2023, por mëngjesin e së martës “Gazzetta dello Sport” raporton se Adidas ka vendosur t’i japë fund partneritetit në qershor.
milan-adidas-deal-1
Një kontratë 10-vjeçare është nënshkruar në 2013, por pronarët e mëparshëm të “djallit” kanë rënë dakord të prishin kontratën. Adidas aktivizoi të drejtën për të prishur marrëdhëniet gjatë shitjes së klubit drejt investitorëve kinezë, por marrëveshja u arrit deri në vitin 2018.

Pritet që Adidas të lajmërojë zyrtarisht në dhjetor ose janar fundin e partneritetit, por vendimi është marrë tashmë. Ky do të jetë sponsori i dytë që largohet nga Milan brenda pak muajve, me Audi që u largua në mars.

Sipas “Gazzetta-s”, nuk është e mundur që Nike të jetë sponsori i ri për shkak të marrëdhënies që ka me Inter. Kështu që është e mundur që New Balance ose Under Armour do të marrë të drejtën e prodhimit të fanellave Kuqezi.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: