Kanë mjaftuar 5 paraqitje në La Liga me Levanten, që Enis Bardhi të fitojë vëmendjen e mediave dhe të ngjallë interesimin e klubeve të tjera. Prandaj, klubi i spanjoll tashmë ka nisur përpjekjet për të vazhduar kontratën me futbollistin shqiptar.

Gazeta sportive Marca tashmë e ka vlerësuar si ‘Beckhami i ri’, që pas ndeshjes së parë. Ndërsa në mesjavë ai shënoi edhe një gol të bukur nga gjuajtja e lirë kundër Real Sociedad. Bardhi u transferua te Leavnte nga klubi hungarez Ujpest, duke nënshkruar kontratë tri vjeçare, Mirëpo, drejtuesit tashmë kërkojnë të vazhdojnë marrëveshjen duke nënshkruar edhe për dy vite të tjera, deri në vitin 2022.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb