MAQEDONI- Ministri i Pushtetit Lokal në Maqedoni, Lirim Shabani, ka vizituar sot Kumanovën së bashku me një delegacion qeveritar. Në bashkëpunim me pushtetin vendor ata kanë diskutuar për koordinimin e aktiviteteve për krijimin e kushteve në lagjen ku është kryer aksioni policor.

Sipas ministri Shabani, qeveria maqedonase ka diskutuar për gjendjen në Kumanovë, dje ka vendosur të kompensojë 100 % dëmet e shkaktuara atje.

“Qeveria ka vendosur të bëjë zhdëmtim të shtëpive dhe pasurisë të banorëve të kësaj lagje në tërësi, 100%. Qeveria me këtë rast ka ofruar edhe ndihmë strehimi dhe mbulim të të gjitha harxhimeve për qira apo strehim deri sa të përfundojë rindërtimi”, tha Shabani.

Shabani tha se me vendim të Qeverisë është formuar Komision i cili ka për detyrë të bëjë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara brenda 7 ditëve, në mënyrë që më pas të fillojë kompensimi financiar i banorëve.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb