KUMANOVE- Deputetëve të BDI-së u janë mbyllur dyert në Kumanovë. Ashtu siç ka ndodhur edhe tre ditë më parë, popullata shqiptare në Kumanovë ka përzënë deputetët e BDI të cilët i janë drejtuar ditën e sotme lagjes së Trimave në këtë qytet.

“Ju nuk jeni të dëshirueshëm të vini këtu…”, u janë drejtuar atyre kumanovarët.

Siç raporton “Almakos”, dy deputetët e BDI-së së Ali Ahmeti nga zona e Kumanovës, Rexhail Ismaili, Mervan Xhemaili dhe Kaltrina Azizi, çaste më parë janë larguar nga popullata shqiptare në Kumanovë, që u kanë thënë se ata janë të padëshiruar në Kumanovë dhe në Lagjen e Trimave, ku 4 ditë më parë ndodhi një kaos i vërtetë i armatosur.

Në këtë rast nuk kanë munguar as fyerjet ndaj deputetëve të BDI-së së Kumanovës duke i akuzuar ata për tradhti ndaj shqiptarëve.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb