TIRANE- Kryeminstri Edi Rama ka përshëndetur vendimin e Gjykatës franceze për lirimin e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, kreu i Qeverisë thotë se pas mbylljes së këtij “episodi absurd”, vijon beteja për fshirjen e listës së urdhër-arresteve të vjetra.

“Mirëukthefsh në Prishtinë i dashur Ramush?Mbyllet episodi absurd por beteja për fshirjen e listës së urdhër-arresteve te vjetra vazhdon????
Momenti po ashtu, për të vlerësuar përpjekjet politike dhe diplomatike të autoriteteve në Tiranë e në Prishtinë, si edhe për të falenderuar çdo qytetar kudo ku i dha zë përpjekjes së përbashkët kundër një padrejtësie spektakolare?(Dhe e përsëris, duhet të vijojmë të përpiqemi të gjithë bashkë, që të mos përsëritet më një i tillë absurditet!)
Respekt për institucionet e drejtësisë franceze, që bënë drejtësi; një shembull më shumë për të çmuar vlerën jetike të drejtësisë së drejtë!”, shkruan kryeministri Rama.

Gjykata e Colmar të Francës liroi sot me kusht ish kryeministrin e Kosovës dhe kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Lirimi me kusht parashikon paraqitjen e Haradinajt 2 herë në javë pranë Gjykatës franceze, si dhe mos të largohet nga Franca, raportojnë mediat në Kosovë.

Lirimi me kusht i Haradinaj vjen dy ditë pasi Ministria serbe e Drejtësisë i dërgoi Francës kërkesën për ekstradimin e Ramush Haradinajt me disa dokumente, të përkthyera në gjuhën frënge. Serbia e kërkon Haradinajn për veprat penale, që nuk janë përfshirë në aktakuzën e Tribunalit të Hagës, ku doli i pafajshëm.

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj u arrestua në 4 janar në Aeroportin e Baselit, sipas një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: