Janë luajtur 6 sfidat e mbetura të mbrëmjes në “Uefa Champions League” të vlefshme për raundin e 5 të fazës së grupeve. Ashtu si çdo mbrëmje, edhe kjo e sotmja nuk ka zhgënjyer aspak sa i takon golave dhe spektaklit në fushën e lojës.

Real Madrid pas barazimit në kampionat në derbin kundër At.Madrid ka shkatërruar APOEL me rezultatin 0-6, ndërsa Napoli ka mundur thellë 3-0 Shakhtar në një takim që kishte dyfish vlerë pasi për italianët tashmë rritet mundësia për t’u kualifikuar.
Skuadrës së drejtuar nga Sarri i duhej vetëm fitorja dhe Insigne ishte i pari që zhbllokoi shifrat me një supergol në minutën e 56-t. Më pas Zielinski dhe Mertens vulosën shifrat përfundimtare të takimit.

Në takimin tjetër të këtij grupi Manchester City mposhti vetëm në minutat e fundit holandezët e Feynord. Skuadra e drejtuar nga Guardiola që e ka siguruar kualifikimin për raundin tjetër triumfoi falë golit të Stërling në të 88-n.

Renditja e Grupit F

 

renditja---napoli

 

Një ndeshje tjetër që dhuroi shumë emocione ishte edhe ajo mes Sevillia-s e Liverpul. Anglezët në minutën e 30-t të takimit e panë veten në avantazh të trefishtë duke dhënë iluzionin se gjithçka kishte përfunduar, por Sevillia u ringjall duke barazuar shifrat dhe fituar një pikë që e mban në vendin e dytë.

 

renditja liverpu;l

 

Rezultatet e mbrëmjes

APOEL 0 – 6 Real Madrid

23-Modriç, 39-Benzema, 41-Nacho, 45+1-Benzema, 46- Ronaldo, 54-Ronaldo






Dortmund 1 – 2 Tottenham

31-Aubameyang, 49-Kane, 76- Son Heung-Min



Manchester City 1 – 0 Feyenoord

88-Sterling

Monaco 1 – 4 RB Leipzig

6-Jmerson (autogol), 9-Werner, 31-Werner, 43-Falcao, 45-Keita





Napoli 3 – 0 Shakhtar Donetsk

56-Insigne, 81-Zielinski, 83-Mertens



Sevilla 3 – 3 Liverpool

2-Firminho, 22-Mane, 30-Firminho, 51-Ben Yedder, 59-Ben Yedder, 93-Pizarro




(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: