Paris SG ka shkatërruar Celttic në “Parc des Prince” me rezultatin 7-1 që tregon edhe një herë potencialin e frikshëm të francezëve. Edhe pse miqtë nga Skocia kaluan të parët në avantazh, Neymar me dy gola të shpejtë përmbysi shifrat në 2-1 para se shokët e skuadrës t’a shndërronin këtë takim në një festival golash.

Në takimin tjetër të këtij grupi Bayern Mynchen ka mposhtur në transfertë ekipin e Anderlecht. Gjermanët shënuan të parët me Lewandowski-n para se belgët të barazonin përkohësisht. Tolisso i dha fitoren kampionëve të “Bundesligës” në minutën e 77-të.

 

paris sg grupi

 

Juventus dhe Barcelona janë ndarë në paqe në një takim që ndryshe nga se pritej nuk dhuroi asnjë gol. Ky barazim e mban në vendin e dytë skuadrën kampionë të Italisë e cila pret që në takimin e fundit të fitojë kundër Olympiakos për të mos u varur nga takimi tjetër.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Sporting triumfoi përballë Olympiakos me rezultatin 3-1 duke mbajtur gjallë shpresat për kualifikim.

 

juventus

 

Një fitore me shumë vlera ka marrë Baseli i Granit Xhakës i cili sot mungoi për shkak dëmtimi. Skuadra zvicerane fitoi me rezultatin minimal 1-0 përballë anglezëve duke marrë një 3 pikësh që e ngjit në vendin e dytë. Ndeshjen e fundit Basel luan kundër Benfikës që ka 0 pikë në grup, ndërsa CSKA e Moscow që aktualisht renditet në vendin e 3 me të njëjtë numër pikësh si Basel luan kundër Man Utd.

 

basel

 

Rezultatet

Anderlecht 1-2 Bayern Munich

51-Lewandowski, 63-Hanni, 77-Tolisso



Atl. Madrid 2-0 AS Roma

69-Griezman, 85-Gameiro


Basel 1-0 Manchester United

90-Lang

Juventus 0-0 Barcelona

Paris SG 7-1 Celtic

1-Dembele, 9-Neymar, 22-Neymar, 29-Cavani,35-Mbappe, 75-Verrati, 79-Cavani, 80-D. Alves








Sporting 3-1 Olympiakos Piraeus

40-Dost, 43-Cesar, 66-Dost, 86- Odjidja-Ofoe


(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb