Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Ronaldo shpallet fituesi i “Topit të Artë”, barazon Messi-n me 5 trofe

topi i arte

Cristiano Ronaldo ka fituar për herë të 5 trofeun e “Topit të Artë” duke mundur në garën treshe Lionel Messi-n dhe Neymar. Futbollisti portugez e fiton për herë të dytë radhazi trofeun duke barazuar Lionel Messi-n me 5 të tillë. Pas trofeut “The Best” të akorduar pak muaj më parë ky është një tjetër çmim i rëndësishëm individual për “galaktikun” e Real Madrid.

Kujtojmë që prej dy vitesh “Topi i Artë” akordohet nga “France Football” pas përplasjeve që revista franceze pati me FIFA-n. Në votim kanë marrë pjesë 178 gazetarë sportiv nga e gjithë bota.

Pak kohë më parë Ronaldo pati deklaruar se synon të fitojë 7 “Topa të Artë” dhe njëkohësisht të ketë edhe 7 fëmijë. Sa i takon këtij aspekti portugezi është më para me “Topat e Artë” sesa me fëmijët pasi numëron 5 trofe dhe fëmijë 4.

ora 19:30

“France Football”, revista franceze, do të akordojë sot trofeun individual të “Topit të Artë” në ceremoninë që po mbahet në Paris. Para se të shpallet fituesi, “France Football” ka zbuluar listën me 30 lojtarët më të mirë të votuar nga 178 gazetarë në të gjithë botën.

4 : Gianluigi Buffon

5 : Luka Modric

6 : Sergio Ramos

7 : Kylian Mbappé

8 : N’Golo Kanté

9 : Robert Lewandowski

10 : Harry Kane

11 : Edinson Cavani

12 : Isco

13 : Luis Suarez

14 : Kevin De Bruyne

15 : Paulo Dybala

16 : Marcelo

17 : Toni Kroos

18 : Antoine Griezmann

19 : Eden Hazard

20 : David De Gea

21 : Leonardo Bonucci et Pierre-Emerick Aubameyang

23 : Sadio Mané

24 : Radamel Falcao

25 : Karim Benzema

26 : Jan Oblak

27 : Mats Hummels

28 : Edin Dzeko

29 : Dries Mertens et Philippe Coutinho.

(e.k/BalkanWeb)





Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.