Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Londër, Hugh Grant martohet me Anna Eberstein, ceremonia intime shumë pranë shtëpisë

nintchdbpict000408911639

ANGLI-Në moshën 57 vjeçare Hugh Grant martohet me Anna Eberstein, të dashurën e tij prej 6 vjetësh dhe nëna e tre fëmijëve nga pesë që ai ka gjithsej. Në ceremoninë e celebruar të enjten në Zyrën e Shtetit civil të Chelsea, në Londër, aktori është prezantuar me një kostum elegant blu. Këmishë të kaltër dhe fund të shkurtër të bardhë për bashkëshorten e re. Një dëshmitar ka treguar për ‘The Sun’: ’Dukej një event i vogël, me disa miq dhe të afërm. Të dy dukeshin të lumtur, i qeshnin kalimtarëve dhe bënin shaka me fëmijët e tyre’.

Në 2015 për revistën ‘People’ protagonisti i ‘Katër martesa dhe një funeral’ kishte rrëfyer: ‘Nuk besoj në martesë. Kam parë shumë pak raste ku martesa shkon mirë, ndoshta di pesë të tilla, por mendoj se është një recetë për mjerimin reciproke’.

Ndërkohë Hugh Grant ka pasur kohë të ndryshojë mendje dhe prej pak ditësh ai është zyrtarisht një bashkëshort, me shumë unaza në gisht.
Anna 39 vjeç, është shfaqur me një unazë klasike prej floriri të verdhë. Pas ceremonisë, të sapomartuarit kanë shkuar për të festuar.
(da.xha/BalkanWeb)
C_2_fotogallery_3088290_2_image

nintchdbpict000408851831

nintchdbpict000408851919-e1527277413798

nintchdbpict000408911583

nintchdbpict000408851592

nintchdbpict000408911759-e1527277615125

nintchdbpict000408911639

C_2_fotogallery_3088290_0_image


Komente ( 1 )