Lorik Cana shkelmoj mbrëmë për herë të fundit topin në takimin që kombëtarja jonë luajti përballë Italisë në “Loro Boriçi”. Ish-kapiteni me anë të një statusi sot në rrjetet sociale i ka falënderuar të gjithë njerëzit që ai ka bashkëpunuar në 14 vite me karrierë. Në fund Cana nuk kurseu një urim për të gjithë shqiptarët dhe për atdheun tonë.

Statusi i Lorik Canës

lorik
Të nderuar miq vëllezër e motra, do të kisha shumë dëshirë të gjej fjalët dhe mënyrën për të shprehur mirënjohjen time të thellë për të gjithë juve që keni qenë pjesë e rrugëtimit tim dhe karrierës sime si futbollist, duke filluar nga familja ime e mrekullueshme , miqtë e mij, bashkëlojtarët, trajnerët, bashkpunëtorët, tifozët dhe çdo Shqiptar, për respektin, dashurinë dhe forcën që më keni dhuruar gjatë gjithë këtyre 14 viteve te karrierës sime sportive. Ndihem krenar, i lumtur dhe me fat që ju kam pasur gjithmonë afër meje . Zoti ju rujt juve dhe familjet tuaja dhe Zoti bekoftë Atdheun tonë te dashur.
FALEMINDERIT për gjithë Juve.

Me respekt,

I Juaji Loriku

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: