Në një kohë kur tensionet me Korenë e Veriut dhe liderin e saj Kim Jong Un janë të përshkallëzuara deri në kërcënime të nisjes së një lufte të tretë botërore, Trump do t’i afrohet personalisht zonës së rrezikut.

Teksa “Lufta e Fjalëve” vazhdon, Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Presidenti i SHBA Donald Trump do të udhëtojë në pesë vende aziatike në nëntor për të marrë pjesë në samitet rajonale.

Ai do të vizitojë Japoninë, Kinën, Korenë e Jugut, Vietnamin, Filipinet dhe shtetin amerikan të Hawaii gjatë  një udhëtim 11-ditor.

“Angazhimet e presidentit do të forcojnë vendosmërinë ndërkombëtare për t’u ballafaquar me kërcënimin e Koresë së Veriut”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb