DURRËS – Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Durrësit.

“Më datë 18.09.2017 rreth orës 15:45 , tek kthesa e Manzës, një mjet tip Ford me drejtues shtetasin D.F. është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin Sh.Gj. 60 vjeç, banues në Radë,” njofton policia.

Fatkeqësisht ka ndërruar jetë drejtuesi i motorçikletës. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici për t’u pyetur mbi rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: