GJIROKASTER– Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një aksidenti tragjik të ndodhur pasditen e sotme në rrugën Gjirokastër-Tepelenë. Mësohet se një makinë është përplasur me një zetor, i cili i ka prerë rrugën pranë vendit të quajtur “Ura e Kardhiqit”.

aksident-ne-gjirokaster-4

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shoferi i zetorit, 35-vjeçari Klajdi Ngjelina, ndërsa i plagosur ka mbetur babai i tij Sali Ngjelina, i cili është dërguar në spitalin e Gjirokastrës, në gjendje të rëndë.

aksident-ne-gjirokaster-5

Sakaq, policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjet e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

aksident-ne-gjirokaster-3

aksident-ne-gjirokaster-1

aksident-ne-gjirokaster

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb