Pas shqetësimit të ngritur në media për problemet shëndetësore të aktores Tinka Kurti, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka telefonuar personalisht aktoren e madhe për nevojën për kujdes shëndetësor, duke shprehur gatishmërinë për ta ndihmuar.

“Faleminderit, por nuk kam probleme shëndetësore”, është shprehur aktorja e njohur, duke hedhur poshtë tymnajën e ngritur për probleme me shëndetin të aktores Tinka Kurti.

Ministrja u interesua për aktoren pas një statusi të profesor Përparim Kabos, i cili tha se kishte pasur një bisedë telefonike me të madhen Tinka Kurti duke zbuluar se ajo ishte rrëzuar nga shkallët dhe kishte gjetur ambulancën mbyllur për shkak të festave. Ishte pikërisht Kabo ai që i bëri thirrje ministres të reagonte.

Gjatë kësaj telefonate profesori kuptoi edhe faktin që ata të dy ishin përjashtuar nga një pritje në Presidencë me personalitete të njohura.

Ndërsa pas interesimit të ministres, Kabo reagoi sërish, duke vlerësuar xhestin e saj.

STATUSI I FUNDIT I KABOS
“Sapo bisedova me Tinka Kurtin ….Ju falenderon Ju të gjithëve që keni shprehur solidaritetin më të…brenda dhe jashtë Shqipërisë…Ajo më bëri me dije se Ministria e Shëndetësisë ka kontaktuar me të dhe i ka afruar të gjithë gatishmërinë njerëzore dhe institucionale për shëndetin e saja…Zonja Ministre megjithëse personalisht unë nuk Ju njoh ky gjest i Juaji më dha rastin t’Ju njoh….Ju faleminderit për mirëkutimin tuaj dhe kujdesin ndaj mikes së të gjithë shqiptarëve aktores së shquar TINKA KURTI e cila në 17 dhjetor 2017 mbush 85 vite…Tinka shqiptarët kudo ku janë të duan…Shërim të shpejtë fisnike”, shkruan profesor Kabo.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb