TIRANË- Ministri i ri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili sot mori detyrën nga paraardhësi i tij, ka zhvilluar një takim me ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu dhe atë të BE-së, Romana Vlahutin.

Manjani u ka shprehur ambasadorëve,  mirënjohjen për mbështetjen e deritanishme, dhe vullnetin për të zbatuar rekomandimet e progres-raportit të KE-së. “Jemi të lumtur për ecurinë e bashkëpunimit me ju. Do zbatojmë  rekomandimet e progres-raportit”, ka thënë Manjani. (m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: