Moderatorja Marina Vjollca ka rrëfyer për herë të parë si është njohur me këngëtarin dhe bashkëshortin e saj Getoar Selimi. E ftuar në emisionin ‘Xing me Ermalin’, Marina ka rrëfyer se përshëndetja e parë ka qënë para 11 vitesh, më pas ai i shkruante në Instagram.

“Në fillim kemi pasur kontakte nga puna, por nuk jemi njohur aty si Marina dhe Geti. Kontakti ynë filloi nëpërmjet Instagramit. Geti më shkruante mua në fillim, më shihte në emision dhe më dërgonte foto ku ishte duke më parë, derisa erdhi një moment dhe më tha: Dua të takohem me ty”, thotë moderatorja, ndërsa tregon edhe përgjigjen e saj.

“Pse duhet të takohem me ty? S’na lidh asgjë. Çfarë mund të bëjmë ne të dy bashkë?”, i ka shkruar ajo, por pas këtij mesazhi e menjëhershme ishte edhe përgjigjja e Getit. “Ne të dy mund të bëjmë shumë gjëra bashkë (dhe një emoji duke shkelur syri)”.

Pas këtij momenti, Marina thotë se nuk i ka kthyer më përgjigje Getit, pasi ka kuptuar se ai kishte qëllime të tjera, por Geti, gjithsesi nuk kishte harruar, derisa një ditë, ai i kishte shkruar sërish “Hë mi ti, pse s’kthen përgjigje? T’ka ngel hatri?”. “Jo, jo por jam shumë e zënë me punë”, ia kishte kthyer Marina.

Moderatorja rrëfen se kur vinte Geti në Tiranë, ajo publikonte foto nga puna në rrjetet sociale për të treguar se ishte në punë dhe nuk kishte kohë për ta takuar.
tgbn
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: