TIRANË- “BalkanWeb” zbardh mbledhjen me dyer të mbyllura të kryesisë së grupit parlamentar të Partisë Demokratike të mbledhur sot në selinë blu. Gazetarja Elda Menga duke iu referuar burimeve nga mbledhja raportoi për “BalkanWeb” se kreu i PD-së, Lulzim Basha ka ngritur tonet ndaj deputetëve duke iu kërkuar të punojnë me kohë të plotë për të rritur opozitarizmin.

“Deputetët do funksionojnë ndryshe. Puna e deputetit është full time, jo me kohë të pjesshme. Duhet disiplinim i punës, për te rritur eficencën dhe opozitarizmin. Nuk mund të lejohen më angazhime të pjesshme me disa orë. Deputetët do të angazhohen çdo ditë me kohë të plotë si ligjvënës dhe në shërbim të qytetarëve”, ka deklaruar Basha.

Ndërkohë burime nga selia blu bënë me dije se janë caktuar ditët e kalendaret për mbledhjen dhe përgatitjen e deputetëve për ligjet dhe oponencën në parlament dhe në publik, si dhe ditët e takimit me qytetarët në zonat elektorale. “Të gjithë deputetë aktive, asnjë i mënjanuar”, ka theksuar Basha në mbledhjen e Kryesisë së grupit parlamentar të PD, raporton “BalkanWeb”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: