TIRANE– Gjesti i kryeministrit Edi Rama pasditen e djeshme në Kuvend, i cili mbylli veshët teksa po fliste kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka ngjallur jo pak reagime.

I pari ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha, i cili i ka dalë në mbrojtje kryetares së LSI. Teksa ka postuar në rrjetin social foton ku shihet kryeministri Rama me kufjet në vesh teksa Kryemadhi po mbante fjalën e saj në Kuvend, ai shkruan “Kjo foto provon dhe njehere kompleksin e Rames nga grate. Kur nuk u mbyll dot gojen me “dore”, “xhentellmeni” mbyll veshet! Sb”.

Paraditen e sotme nuk kishte si të mungonte reagimi i vetë deputetes Monika Kryemadhi për këtë gjest. Por ajo çka bën përshtypje është se kryetarja e LSI, ka zgjedhur të reagojë me qëndrimin e mbajtur nga Berisha.

E teksa e ka shpërndarë në profilin e saj në rrjetin social “Facebook” postimin e ish-kryeministrit Berisha, ajo shkruan: “The ugly truth ?”, që në shqip përkthehet e vërteta e shëmtuar.
kryemadhi e bersisha

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: