IPhone do të vijë me një risi nga kompania Apple.Më 12 shtator, kompania e themeluar nga Steve Jobs do të prezantojë modelin e pa parë e dëgjuar më parë: iPhone Edition, i cili pritet të jetë rivali i Samsung Note8. Lajmin e konfirmon “9to5Mac” e cila zbulon se ky prototip do ti bashkangjitet dy modeleve iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus.

Ende nuk dihen specifikime lidhur me këtë celular, pasi drejtuesit e Apple kanë preferuar të mbajnë çdo gjë të fshehtë për ceremoninë inauguruese më 12 shtator.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb