Të gjitha femrat ëndërrojnë të kenë vithet e Kim Kardashian, por cfarë mund të bëjnë ato për të pasur vithe seksi si të Kim?

Një sallon në Miami (SHBA) ofron një terapi të veçantë të quajtur ‘Vakum Terapi’, e cila zmadhon të pasmet.

Procesi zgjat 45 minuta dhe është shumë i thjeshtë:Mbi vithe vendosen dy kupa të lidhura me tuba të cilat thithin ajrin duke ngritur vithet lart.

I gjithë procesi kushton 60 dollarë dhe drejtuesit e qendrës sqarojnë në Instagram, ku kanë postuar edhe fotot e para të procesit, se ndryshimi është i dukshëm.

Tini, një nga pronaret thotë se nevojiten nga 4-6 seanca për të pasur formën e duhur. Trajtimi gjithashtu nuk ka dhimbje, tret dhjamin dhe u jep volum të pasmeve.(da.xha/BalaknWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb