Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Meshë në nderim të viktimave të Barcëlonës, Mediat: Katedralja “Sagrada Familia”, objektivi i sulmit terrorist

BARCELONE – Një meshë për 14 viktimat e sulmit terrorist në Spanjë u mbajt sot në Katedralen e famshme Sagrada Familia të Barcelonës, ku moren pjesë edhe mbreti i Spanjes Felipe, mbreteresha Leticia, kryeministri i vendit Mariano Rahoi si dhe shume zyrtarë të tjerë të vendit.

Sipas mediave Spanjolle, kjo Katedrale që konsiderohet embleme e besimit të krishtere ka qenë keto ditë në shenjestër të grupit xhihadist ISIS. Për shkak të rrezikut që i kanosej ndërtesës dhe pranishmeve, rrugët që të çonin për në Katedralen ikone kanë qenë terësisht të bllokuara dhe nën kontroll të rreptë.

Ndërkohë në të gjithë vendin janë intensifikuar kërkimet për drejtuesin e kamionit, 22 vjecarin nga Maroku Younes Abouyaaqoub i cili shkaktoi kasaphanen në bulevardin Las Ramblas të Barcelonës.

Policia është vënë në kërkim edhe të imamit të xhamise se Ripollit, qyteti në veri të Barcelonës që frekuentohej nga xhihadistet që kryen aktet terroriste të kësaj jave. Ka dyshime që ai mund të ketë mbetur i vdekur gjatë shperthimit në një shtëpi në Alcanar nëjug të Barcelonës.

Autoritetet spanjolle njoftuan se procesi i identifikimit të viktimave në sulmet e Barcelonës është duke përparuar, por se do të marrë më shumë kohë për testimet e ADN-së dhe formaliteteve të nevojshme.
(er.cu/News24/BalkanWeb)


Komente ( 2 )

  • Te pirdhen myslymonet nga BE. Madje te nisen andej nga kane ardhe. Vetem inkuizicioni e mbaron kete pune.

  • Mire e keni. Boni edhe nji mesh, nje parakalim “solidariteti”, ndizni qirinj dhe vazhdoni te importoni emigrante nga Azia e Afrika qe tju hedhin ne ere. Mos pranoni emigrante nga vendet e Europes, vetem te zinj. Shqiptareve hiquni edhe vizat biles. Cfare plehrash jane, prandaj kemi edhe ne plehra ne krye se jane plehra edhe keta te BE, komuniste te felliqur.

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.