Filozofi i njohur shqiptar, Përparim Kabo, i njohur edhe për njohuritë e tij të shumta në sport dhe dashurinë që ka për të, ka bërë një deklaratë të padëgjuar më parë në opinion sportiv. I ftuar në “Proçesin Sportiv” Kabo ka deklaruar se nuk duhet të na duket çudi nëse Messi del me prejardhje shqiptare. Duke u diskutuar për futbollin europian dhe në qendër të vëmendjes për një moment ka qenë Lionel Messi dhe aty fjalën e ka marrë Kabo, i cili tha se një nga albanologët më të njohur në botë ka thënë se mbiemri Messi është mbiemër shqiptar.

“ Milan Shuflaj, një nga albanologët më të njohur në botë, ka thënë që mbiemri Messi është mbiemër shqiptar. Messi vetë e ka pranuar që është me origjinë nga kalabrezët e Italisë. Prandaj nuk është çudi”, ka thënë Kabo, duke habitur opinion sportiv jo pak me deklaratën e tij.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb