Jorge Sampoli, trajneri i Argjentinës, në përfundim të ndeshjes kundër Ekuadorit që i dha mundësinë ekipit të tij të fitojë të drejtën e pjesëmarrjes në Kupën e Botës “Rusi 2018” ka folur me superlativa për Lionel Messi-n. 30-vjeçari shënoi tregolëshin që i mundësoi “albiçeslestëve” të shmangnin një kapitull dështimi në historinë e tyre.
sampaoliu
Trajneri argjentinas Sampaoli tha në konferencë për shtyp: “I thashë grupit: Messi nuk i ka borxh Kupën e Botës Argjentinës, por futbolli i ka borxh Kupën e Botës Messi-t. Për fatin tonë, futbollisti më i mirë në botë është argjentinas”.

Argjentina e nisi ditën në vendin e gjashtë në renditje, dhe e dinte se me një fitore do të përfundonte jo më keq se vendi i pestë, një vend i mirë për të hyrë në “play-off” me Zelandën e Re që gjithsesi u shmang.

(e.k/BalkanWeb)