Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Meta ndërhyn në debatin për Skënderbeun, i prerë në mesazhin që përcjell

7f9a32de-e180-4e91-b41e-b2385639d32c

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shfrytëzuar ceremoninë e betimit të ministrave të rinj të qeverisë “Rama 2” për të ndërhyrë në debatin që ka ngjallur në opinionin publik çështja e “mbulimit” të monumentit të Skënderbeut gjatë faljes së Namazit për Kurban Bajram.

Në prani të kryeministrit dhe anëtarëve të kabinetit, Meta shfrytëzoi daljen publike për të dhënë mesazhin se “Heroi ynë kombëtar Skënderbeu është simboli i unitetit dhe fuqisë së kombit që në të gjitha kohërat i ka bashkuar shqiptarët pa dallim feje, krahine dhe ideje”.

Sipas kreut të shtetit “ajo që na duhet më shumë ne shqiptarëve këtu e kudo, është bashkimi dhe bashkëpunimi në interesin më të mirë të qytetarëve tanë dhe të kombit tonë”, – ka theksuar ndër të tjera Meta.

Gjatë dy ditëve të fundit mbarë opinioni shqiptar u përfshi në një debat të madh, pas faljes së Bajramit në sheshin ‘Skënderbej. Ishin të shumta reagimet se përse ishte mbuluar statuja e heroit tonë kombëtar ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’.
(BalkanWeb)


Komente ( 4 )

  • Nuk ishte e ne vojshme qe ata te falen ke sheshi skenderbeut ne qofte se nuk e duan mos falen aty
    Ti ndalohen atopolantet ata qe duan ti thrrasin zotit ti thrrasin pervete Jo per tjerte zoti per te gjith secili pervete

  • “Ja mblodhi”!-Ore ç’do gje behet QELLIMISHT, me nxitjen e arabeve misionare “feje” te terrorizmit e Turqise. Me mbeshtetjen e politikes, qe i lepihen Turqise e arabeve, per te perfituar mbeshtetje per te ruajtur karriken. E per ate shesin nene e babe! Keta mjekra, treçereksha, e ferexhe, po perparojne si vaji ne sallate. E nga tolerimi absurd qe i behet, do vije dita do kerkojne “komb musliman”! Nuk eshte fantashkence. Arsyetimi i pare eshte mohimi i Gjergj Kastriotit. I dyti ata vetequhen musliman. Ndalojini “lutjet” neper rruge e sheshe, jane pjese e tere popullsise. Ndaloni ulerimat me altoparlante 5 here ne dite. Krijon srres ne popull, e frike tek femijet. Riti i tyre nuk eshte e shumices se popullsise. SHTETI duhet te tregoje forcen karshi nje pakice qe jeton si mish i huaj ne kete vend! Stop hipokrizise!

  • te falesh eshte nje lutje e njerizimit nder shekuj….para zotit te gjithe jemi njesoj si mysliman krishtere dhe ortodoks..sja vlen te merresh me fjale boshe pse u be kjo dhe ndodhi ajo. jemi nje kombesi shqiptare qe kane respektuar te gjitha besimet fetare.

  • Ju lutem ndalojeni qe te mos falen te sheshi Skenderbeut se na e shpifen

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.