TIRANË– Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka shprehur sot vlerësimin më të lartë për regjisorin Mihal Luarasi, i cili u ndëshkua nga regjimi që përjetoi Shqipëria pas Plenumit të 4-ët të PPSH, si dhe ka shprehur ngushëllimin për ndarjen e tij nga jeta.

Presidenti Meta shprehet: “Mihal Luarasi, regjisori i mirënjohur i teatrit shqiptar, njeriu që provoi ndryshime cilësore në skenë dhe eksperimentoi mjeshtërisht përgjatë pranverës së shkurtër të fillimviteve 1970 dhe më pas u ndëshkua me rreptësinë fanatike, që përjetoi Shqipëria pas Plenumit të 4-t; i rikthyer në jetën artistike dhe në lëvizjet e mendimit prej afro tri dekadash, është ndarë nga jeta duke lënë ndër ne e për brezat e ardhshëm gjurmën e vet në teatrin dhe kulturën tonë kombëtare”.

“Nderim jetës dhe veprës së tij. U prehtë në paqe!”, shprehet Meta, duke postuar edhe foton e regjisorit Luarasi, si një nderim për këte figure të artit dhe skenës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: