Si të mos mjaftonte ajo e diele zhgënjyese kundër Beneventos kur i ndëshkoi portieri në minutat e fundit apo refuzimi i “UEFA-s” për “Fair Play” financiar, për Milanin vjen edhe një ‘shuplakë’ tjetër. Kuqezinjtë e Gatusso-s janë mundur në ndeshjen e fundit në fazën e grupeve të “Europa League” nga Rijeka me rezultatin 2-0.

Një ndeshje për t’u harruar për italianët të cilët duhet theksuar se nga ana moralit kanë prekur fundin. Përballja ndaj kroatëve mund të shërbente për të kthyer sadopak buzëqeshjen në Milanelo, por për fatin e keq shërbeu për të kundërtën, duke e nxirë akoma më shumë ardhjen e Gennaro-s në krye të “djallit”.

Gjithsesi asgjë sa i takon klasifikimit pasi Milan e mbyll në vendin e parë në Grpin D, por për kushtet në të cilën gjendet skuadra kjo është pak për t’u ngushëlluar.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: