Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Ministrja Qato në biznesin social në Lezhë: Synojmë punësimin e grave në nevojë

sonila qato

LEZHE- Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato, e shoqëruar nga zëvëndës ministrja e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, Bardhylka Kospiri, vizituan në Kallmet të Lezhës, një biznes social operues në sektorin e veshmbathjeve dhe prodhimit artizanal, që ofron trajnim dhe punësim për rreth 75 gra të shpërndara në të gjithë Shqipërinë.

Vizita e sotme përpos njohjes së problematikave kryesore të biznesit social në një prej qëndrave ku ai është më i pranishëm siç është Lezha, shërbeu gjithashtu për të prezantuar tek grupi kryesor i interesit projekt-vendimin e kaluar në mbledhjen e djeshme të qeverisë, mbi “Miratimin e listës së veprimtarive që ushtrojnë ndërmarrjet sociale”.

“Objektivat që synohen të arrihen nëpërmjet këtij projekt-vendimi janë përcaktimi i fushave të veprimtarisë së ndërmarrjeve sociale që t’i shërbejnë interesave publike me anë të ofrimit të shërbimeve e mallrave shtesë për të rritur cilësinë e jetës dhe të jetesës. Nëpërmjet veprimtarive të ndërmarrjeve sociale synohet dhe përfshirja sociale dhe riintegrimi i personave të cilët vuajnë pasojat e përjashtimit social”, thuhet në njfotimin e Ministrisë.

Ministrja Qato u shpreh se “nëpërmjet mbështetjes së ndërmarrjeve sociale do të realizohet jo vetëm punësimi i grupeve të pafavorizuara që vuajnë pasojat e përjashtimit social duke ndihmuar kështu në përmirësimin e ekonomisë familjare të shqiptarëve, por do të sigurohen edhe mallra e shërbime të përshtatshme dhe të përballueshme nga grupet e pafavorizuara, të cilat zakonisht nuk ofrohen në mënyrë të vazhdueshme në treg, pa patur një mbështetje nga skemat e ndihmës shtetërore”.

Dalja nga skema pasive e grupeve vulnerabël dhe integrimi social i tyre, zhvillimi i veprimtarive të vazhdueshme për prodhimin dhe shitjen e mallrave dhe shërbimeve, nxitjen e objektivave socialë, rritja e numrit të punonjësve nga grupet e pafavorizuara janë padyshim ndër objekativat kryesore të Qeverisë gjatë këtij mandati.

(BalkanWeb)





Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.