TIRANE – Roza Lati flet për herë të parë për dashurinë në një televizion. Moderatorja simpatike ka treguar në emisionin “Pop Culture” se në jetën e saj është një djalë, të cilin e ka njohur pak muaj më parë.

Ajo ka treguar se beson tek kimia dhe energjia. Dhe se mashkulli i saj ideal është ai që e kupton edhe pa u shprehur. Për vajzën e aktores së njohur është folur se është e lidhur me këngëtarin Stine, zëra që Roza i hodhi poshtë. Ajo ka treguar se me këngëtarin janë shumë miq dhe se nuk ka asgjë më tepër.

“Jam në njohje me një djalë, kam që në verë që e njoh. E di pse e veçoj këtë djalë, sepse kam vënë re se përqafimi i atij është nga ato përqafime që të ngjit dhe ato kockat më të thyera që ke nga eksperciencat dhe dhimbjet që ke kaluar.

Këtij djali i kam dhënë një çik prioritet edhe ma ka fituar vëmendjen. Është një njeri që ka kaluar shumë në jetë, është më i madh se unë por nuk kemi shumë diferencë në moshë. Më pëlqen të kem përballë një njeri që të më kuptoj pa u munduar shumë t’i shprehem. Unë besoj shumë te kimia dhe energjia. Unë kam një kimi të tmerrshme me të dhe me një përqafim”- ka rrefyer moderatorja shqiptare.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: