Pas nënshkrimit të marrëveshjes për emrin e Maqedonisë mes Athinës dhe Shkupit, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini theksoi sot se kjo ishte një ditë historike për dy vendet, për BE-në, por edhe për Ballkanin.

“Pjesa më e madhe ishin skeptikë për këtë marrëveshje, ndërsa dy kryeministrat dhe ministrat e Punëve të Jashtme të dy vendeve ishin të vendosur për ta arritur atë. Të dyja palët na bënë krenarë, ne europianët me zgjidhjen e kësaj çështjeje”, deklaroi Mogherini.

“Shpresoj, që nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje do të jetë frymëzim që shumica në rajon të ndërmarrin hapa të guximshëm, si dhe për gjithë Europën. Kjo marrëveshje i tregoi Europës dhe botës se çdo problem mund të zgjidhet me dialog dhe lidership”, nënvizoi Mogherini, raporton atsh.

Ajo paralajmëroi se Bashkimi Europian do ta ndjekë zbatimin e marrëveshjes sepse ajo nuk është e rëndësishme vetëm për dy vendet, por edhe për Europën dhe botën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb