Shkencëtarët kanë zbuluar se planeti i njohur si WASP-39b rreth 700 vite dritë larg tokës ka një sasi të madhe uji në atmosferë. Sipas specialistëve sasia e ujit tek ky planet është tre herë më e madhe se sasia e ujit në Saturn.

Planeti WASP-39b ka karakteristika të ngjashme me Saturnin, në orbitën e tij është një yll që luan rolin e diellit, distanca e yllit nga planeti është 20 herë më e afërt se distanca që ka Toka me diellin.
Në këtë planet misteriozë ka vetëm 4 ditë dhe temperaturat arrijnë rreth 776.7 gradë celsius e shkak për këto temperatura të nxehta është afërsia e yllit me planetin dhe erërave të fuqishme që transportojnë nxehtësi rreth planetit.

Pavarësisht se planeti WASP -39b konsiderohet i pa përshtatshëm për jetën njerëzore, shkencëtarët shprehen se do merren me studimin e plotë të tij pasi detajet që mund të nxjerrin nga ky planet mund të hedh dritë mbi origjinën e hapësirës.

Studimet e mëtejshme do jenë të përqendruara mbi nivelin e përqendrimit të karbonit dhe oksigjenit, çka do ndihmojë shkencëtarët të kuptojnë origjinën e formimit të tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb