Një prapaskenë shumë interesantë del në pah pas ndeshjes miqësore, Itali-Portugali. Kjo sfidë i kushtoi trajnerit Conte humbjen e parë nën drejtimin e Italisë, por i ka kushtuar edhe përfaqësueses Portugeze. Trajneri i luzitanëve, Fernando Santos kishte vendosur të linte pushim kapitenin Cristiano Ronaldo. Kjo mungesë i ka kushtuar federatës Portugeze 380 mijë euro. Prezenca e CR7 ishte një kusht i vendosur nga organizatorët dhe tashmë federata Portugeze duhet t’i kthej UEFA-s plot 380 mijë euro, pasi Ronaldo preferoi të shkojë me pushime.

(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb