Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Ndahet nga jeta në moshën 91 vjeçare aktori Earle Hyman

Ndahet nga jeta në moshë 91 vjecare aktori i teatrit dhe ekranit, Earle Hyman.

Hyman është bere i njohur për rolin e babait të Bill Cosbyt në serialin “The Cosby Show”.

Earle Hyman ndërruar jetë në ‘Lillian Booth Actors Home’ në New Jersey.

Në “The Cosby Show”, ai ka interpretuar gjatë viteve 1984-1992, në rolin e Russell Huxtable.
“Earle Hyman i ka dhuruar dashuri, dinjitet dhe integritet gjyshit Huxtable. Faleminderit Earle, do të jetosh përgjithmonë”, ka shkruar Bill Cosby në Twitter.
(da.xha/BalkanWeb)





Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.