Familjarët e doktor Agim Sallakut njoftuan se nesër do të zhvillohen homazhet në nder të tij.  Homazhet do të zhvillohen në Fakultetin e Mjekësisë (godina e lendeve paraklinike, QSUT), nga ora 10-12.

Më pas, u njoftua, se do të vijohet me ceremoninë mortore drejt varrezave të Tufinës.

Shefi i shërbimit Onkologjik Agim Sallaku është ndarë nga jeta në moshën 62-vjecarenë një spital në Turqi pas një sëmundje të rëndë të cilën nuk ka mundur dot ta mposhtë.

Prof.Asc. Agim Sallaku mbante gradën Doktor i Shkencave prej vitit 1997 dhe titullin Profesor i Asociuar (2009), ndërkohë është në proçes mbrojtjeje të titullit Profesor Doktor. Kontributi i tij është i njohur në lëmin e literaturës mjekësore shqiptare si autor dhe bashkautor i shumë librave dhe teksteve mësimore në fushën e onkologjisë për studentë, postuniversitarë dhe mjekë, si dhe shumë artikujve shkencore në revista lokale dhe të huaja apo referateve në vend dhe jashtë tij.

Dr. Agim Sallaku, Prof.Asc., është dekoruar me Çertifikatën e Mirënjohjes nga Ministria e Shëndetësisë me rastin e 100-Vjetorit të Pavarësisë dhe si një ndër figurat më aktive në fushën e onkologjisë shqiptare nën mbikqyrjen e tij janë organizuar mbi 40 Konferenca Shkencore.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb