TIRANE– Ndarja nga jeta e kompozitorit të njohur Aleksandër Lalo ka bërë që miq, të afërm, kolegë dhe personalitete të shquara të shprehin ngushëllimet e tyre.
Një nga ata është edhe prezantuesi i njohur, Ardit Gjebrea i cili përmes një statusi në Facebook shpreh mirënjohje për Lalon.
“Eh çfarë kompozitori humbëm sot… dhe sa shpejt… ?
Paqe për ty i dashur #aleksanderlalo dhe mirënjohje për muzikën që na dhurove”- ka shkruar Gjebrea në Facebook.
Aleksandër Lalo ndërroi jetë papritur pas një arresti kardiak në moshën 68-vjecare. Ai kishte marrë titullin ‘Mjeshtër i madh’ nga presidenti dhe është autor i këngëve të muzikës së lehtë dhe të filmave.
(d.d/BalkanWeb)